Shkëndija starton furishëm – VIDEO

Në një lojë korrekte dhe atmosferë impozante para 10.000 shikuesve me një përkahje maksimale të tifozëve “Ballistëve” dhe mysafirëve të tyre: Tifozat kuq e zi, Shkëndija e Tetovës ka startuar sezonin pranveror me fitore brilijante ndaj Vardarit me rezultat përfundimtar 3:1.

Golin e parë të ndeshjes e shënoi Ferhan Hasani-Buba nga një goditje dënimi në minutën e 17-të të takimit ndërsa në minutën e fundit të pjesës së parë poashtu nga një krosim të Ferhan Hasanit, do të shënojë fuqishëm përforcimi I këtij stinori Kemal Allaomeroviq.
Pjesa e dytë e ndeshjes përsëri fillon me dominimin e futbollistëve të Shkëndijës dhe në minutën e 66-të do të jetë përsëri Ferhan Hasani I cili do të dërgoj topin në rrjetën kundërshtare dhe me këtë të ngrit rezultatin 3 me 0. Katër minuta më vonë Xhangarovski I Vardarit do të zbus rezultatin në 3 me 1.

Lojtar i ndeshjes pa dyshim: Ferhan Hasani – Buba

Shkëndija me këtë fitore vahzdon të mbajë kryesimin në ligën e parë të Maqedonisë tani me 4 pikë diference nga Renova në pozitën e dytë dhe 5 nga Rabotniçki në pozitën e 3-të.

1. Shkëdnija 38
2. Renova 34
3. Rabotniçki 33

Të shtunën Shkëndija është mysafire e Skopjes.


 Shqipmedia